Pacientet e operuar nga Sashko Jovev përmes një proteste kundërshtojnë ashpër shkarkimin e tij. Protestuesit thonë se: “Nuk mundesh dikë ta përzësh nga shtëpia e tij”.
“Jovev kudo që të shkoj do të gjej punë, por ku do të shkojmë ne, çfarë do të bëhet me ne”, u shpreh një paciente.
Nga ana tjetër mjeku Sashko Jovev tha se ka pritur një mbështetje të këtillë.
“E di se si kam punuar dhe çfarë kam bërë për pacientët”, tha Jovev.