Telegrafi

Protestë para Qeverisë së Maqedonisë, protestuesit kërkojnë përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit (Video)

Dhjetëra qytetarë dolën para Qeverisë së Maqedonisë për të protestuar për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Spasovski, për shkak përgjegjësisë morale dhe paraburgimin e Sasho Mijallkov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata nuk kuptojnë pse Mile Janakieski i është dhënë masa e paraburgimi ndërsa ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov ende jo.

Në mënyrë ironike ata kërkojnë kthimin e Nikolla Gruevskit nga Budapesti duke i bërë apel Qeverisë t’i plotësoj të gjitha premtimet/Teleegraif/