Site icon Telegrafi

Protestë para Ministrisë së Kulturës kundër dhunës në institucione zyrtare

Sindikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka protestuar sot kundër dhunës në institucione zyrtare.

Protesta vjen pas raportimeve për sulm fizik të kryer nga zëvendësuesi i sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi.

Protestuesit kanë mbajtur disa pankarta ku thuhet “Sot po protestojmë kundër dhunës në institucione”, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, më 12 nëntor, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thuhet se ka ndodhur një përleshje fizike mes dy zyrtarëve.

Lexo po ashtu Raportohet për sulm fizik në MKRS, Çeku: Do të ndërmarrim veprimet e nevojshme

Rreth këtij raportimi, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në konferencën për media, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka deklaruar se faktet janë duke u kontrolluar dhe se Policia e Kosovës po kryen pjesën e saj, ndërsa informata të tjera tha se ende nuk ka.

“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrolluar. Besoj që edhe policia po e kryen pjesën e saj të punës që është shumë e rëndësishme në këto raste. Nuk mundem me dhënë më shumë informata, sepse dhe unë jam duke i marrë ato informata në çdo minutë e çdo orë që po kalon tashmë”, ka thënë Çeku. /Telegrafi/

 

Exit mobile version