Telegrafi

Protestë para Ministrisë së Arsimit pas raportimeve për abuzim seksual ndaj të miturës në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një protestë do të mbahet sot para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pas raportimeve për abuzim seksual ndaj një të miture në Prishtinë.

Bëhet e ditur se protesta mbahet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Protesta do të mbahet në ora 12:00 para objektit të MASHTI-t.

Lexo po ashtu Shkolla “Faik Konica” del me njoftim zyrtar, pas raportimeve për abuzim seksual ndaj nxënëses

Ndryshe, Policia e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një videoje në disa portale, sipas së cilës pretendohet se ka ndodhur një rast i abuzimit seksual në mes të nxënësve në oborrin e një shkolle në kryeqytet.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga zyrtarët e shkollës Policia ka pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për punë dhe mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit. /Telegrafi/