Site icon Telegrafi

Protestë në burgun e Idrizovës

Katër të burgosur në burgun e Idrizovës sot kanë protestuar në një mënyrë ndryshe, duke hypur në çati të burgut dhe duke hedhur tjegullat, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata gjithashtu kërcënojnë se do të hidhen nga çatia. Këta të burgosur kërkojnë që të respektohen të drejtat e tyre, për shfrytëzimin e fundjavave, si edhe kushte më të mira në burg.

Nuk jepen detaje për përkatësinë e tyre etnike, e as për mënyrën se si kanë hypur në çati./Telegrafi/

Exit mobile version