Site icon Telegrafi

Protestë me “Marshin e UÇK-së” kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur protestë kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit.

PDK-ja, dhe disa qytetarë që kanë publikuar video në rrjete sociale kanë lëshuar pikërisht në orën 21:00 “Marshin e UÇK-së” në shenjë proteste kundër Shkëlzen Gashit, këshilltarit tashmë të shkarkuar të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Portesta ndodhi pasi Gashi një ditë më parë tha se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë serbë civilë të pafajshëm.

Lexo po ashtu Kurti shkarkon këshilltarin Shkëlzen Gashi

“Këto deklarata dhe mbështetja e Shkëlzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratave të Shkëlzen Gashit”, thuhet në një reagim të PDK-së.

Lexo po ashtu Gashi: Nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por individë të saj - keqpërdorues të uniformës

Deklaratat e Gashit kanë ngjallur reagime të shumta në mbarë vendin.

Ndaj deklaratës së këshilltarit të kryeministrit në detyrë kanë reaguar edhe udhëheqës të organizatave të ndryshme, shoqërisë civile, parti politike, deputetë e politikanë.

Edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte reaguar pas deklaratës së këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, duke thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë filluar që në fotografinë e tyre të profilit ta vendosin emblemën e UÇK-së si shenjë mbështetjeje për pjesëtarët e saj./Telegrafi/

Exit mobile version