Qytetarët e Shkodrës janë të parët ata që kanë reaguar kundër rritjes së shpejtë të çmimit të naftës në pikat e karburantit në Shqipëri.
Në një organizim të shpejt në rrjetet sociale, drejtuesit e mjeteve kanë bllokuar për disa minuta urën e Bahçallëkut që të çon në Shkodër, duke paralizuar lëvizjen.
Duket se rritja drastike brenda ditës e naftës, për shumë qytetarë konsiderohet një spekulim dhe shumë prej tyre kërkojnë nga qeveria të rishikojnë taksat e vendosura ndaj saj, raporton A2 CNN.
Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur sërish sot, duke kapur një tjetër nivel rekord prej 260 lekësh [2 euro] për litër. /Telegrafi/