Ndotja e ajrit në Maqedoni ka qenë temë gjatë ditëve të kaluara për shkak të ndotjes së madhe të ajrit. Shkupi ishte në top 10 e parë i qyteteve më të ndotura në botë, por po ashtu edhe në qytetet tjera të Maqedonisë ndotja e ajrit tejkalon kufirin në më shumë raste.
Qytetarët e Manastirit kanë zgjedhur protestën si mjet për të shprehur revoltën ndaj ndotjes së ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Organizatorët e protestës, mes tjerash në protestë thanë numri i qytetarëve të Manastirit që sëmuren për shkak të ndotjes së ajrit është dy fish në krahasim me nivelin e përgjithshëm ndërsa fëmijët secilën ditë po sëmuren për shkak të ndotjes së ajrit. Ata thanë se ndotja e ajrit në Manastir është mbi të lejuarën për secilën ditë, duke shtuar se as qeverisja e kaluar as kjo e tanishme nuk ndërmerr asgjë për zgjidhjen e problemit me ajrin.
Ditëve të fundit, qytetet e Maqedonisë kanë qenë të ndotura. Ambasada e fëmijëve “Megjashi” bëri thirrje të lëshohen fëmijët nga arsimi dhe nga çerdhet për shkak të ndotjes së ajrit. Pushteti në anën tjetër, thotë se po ndërmerr masa për të zbutur problemin e ajrit të ndotur nëpërmjet projekteve të ndryshme dhe duke vendosur si prioritet kryesor qeveritar./Telegrafi/