Site icon Telegrafi

Protestë kundër ndotjes së ajrit në Karposh

Sot para portës së mbyllur të komunës së Karposhit qytetarët e kësaj komune mbajtën një protestë simbolike me qëllim të kthimit të vëmendjes kah ndotja e ajrit atmosferik që në komunën e Karposhit për një kohë më të gjatë po arrin në nivele alarmante, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizatorët e kësaj proteste thonë se në vend se dikush ta dëgjoj zërin e tyre dhe t’i marrë parasysh ankesat e qytetarëve, ata për ankesat e tyre që i kanë bërë në mënyrën më të civilizuar, duke u drejtuar te institucionet përkatëse dhe duke kërkuar angazhim më të madh të organeve të komunës dhe vetë kryetarit të komunës,Stevço Jakimovski, marrin vetëm përgjigje të njëjta refuzuese dhe asnjë reagim konkret në terren.

Pjesëmarrësit në protest thanë se hapi i rradhës do të jetë një protestë më e madhe dhe angazhim më intensiv në terren deri në gjetjen e një zgjidhje afatgjatë për këtë problem të madh për shëndetin e banorëve të kësaj komune./Telegrafi/

Exit mobile version