Telegrafi

Protestat në Mianmar si rrjedhojë e puçit ushtarak, arrestohet gazetari i BBC-s

Një reporter me shërbimin burmanian të BBC-s është arrestuar në Mianmar, derisa vazhdojnë përplasjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Aung Thura, u mor nga personat e veshur me rroba të thjeshta derisa raportonte përpara një gjykate në kryeqytetin, Nay Pyi Taw.

Mediumi britanik BBC, tha në një deklaratë se ishte jashtëzakonisht i shqetësuar dhe iu bëri thirrje autoriteteve për të ndihmuar në gjetjen e tij.

Të paktën tetë persona raportohet të kenë vdekur në protestat më të fundit, të cilat u zhvilluan në disa qytete në Mianmar.

Aung Thura u mor së bashku me një reporter tjetër, Than Htike Aunt, i cili punon për organizatën lokale të lajmeve, Mizzima. Licenca e operimit të Mizzima u revokua nga qeveria ushtarake në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/