Një video e publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon pamjet e protestave në Beograd, përkatësisht dhunën e ushtruar nga policia serbe, në natën e dytë të protestave.
Sipas përshkrimit të videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të protestave në Beograd, pas rritjes së tensioneve, si pasojë e protestës së organizuar pas marrjes së vendimeve qeveritare për masa të reja rreth coronavirusit.
Siç edhe mund të shihet në pamje, policia ndalon një protestues, pas së cilës, mbi dhjetë prej tyre e godasin atë disa herë – njëri pas tjetrit.
Si pasojë e protestave, presidenti Aleksandar Vuçiq u tërhoq nga plani i tij për të zbatuar bllokimin e dytë për coronavirusin në Beograd këtë javë, por vendimi nuk i ndaloi protestuesit të vazhdonin protestën. /Telegrafi/
The second night of Belgrade protests: as brutal as it gets, folks. Mentions of draconian penalties for those arrested, and Huawei-brand facial recognition cameras used to identify those who avoid getting trampled over by 30+ officers. pic.twitter.com/mKx83dZ4lM
— Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) July 8, 2020