Franca do të pezullojë operimin e autobusëve dhe tramvajit për shkak të trazirave në vend.
Protesta të dhunshme janë duke u përhapur në të gjithë Francën pasi një 17-vjeçar u qëllua nga policia gjatë një ndalimi trafiku në periferi të Parisit, Nanterre. 17-vjeçari ka vdekur më pas, transmeton Telegrafi.
Si rrjedhojë, njerëzit kanë protestuar rrugëve për tre net radhazi, duke djegur makina, e duke hedhur gurë dhe fishekzjarrë.
Presidenti francez Emmanuel Macron iu kërkuar prindërve që të mbajnë adoleshentët në shtëpi për të kufizuar trazirat në qytetet franceze.
Ai gjithashtu fajësoi mediat sociale për nxitjen e dhunës dhe tha se ato kishin luajtur një “rol në ngjarjet e ditëve të fundit”.
Të paktën 667 persona u arrestuan në të gjithë Francën gjatë natën e së enjtes pas një dite të tretë të protestave për vdekjen e adoleshentit, i quajtur në raportet lokale si Nahel M. /Telegrafi/