Telegrafi

Protestat e dhunshme para PD-së, Edi Rama ironizon me një thënie

Përkundër protestave të dhunshme që ka pasur sot para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim.

Rama ka vazhduar me postimet e tij të zakonshme në rrjetet sociale, derisa ka postuar një thënie në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë, John Wayne”, është thënia e radhës që Rama ka shpërndarë.

Ndryshe, sot Sali Berisha ka udhëhequr protestën para PD-së, e ku kishte mbledhur qindra qytetarë.

Protesta ka qenë e dhunshme, derisa protestuesit kanë thyer dyert e ndërtesës së PD-së, deri në momentin që ka ndërhyrë edhe Policia e Shtetit duke shpërndarë turmën.

Ndërtesa e PD-së tashmë është duke u kontrolluar nga Policia, ndërsa Sali Berisha ka mbyllur protestën për ditën e sotme. /Telegrafi/