Ky është momenti tronditës kur protestuesit e dhunshëm rrahën brutalisht një oficer policie dhe kalin e tij me shkopinj, kur mijëra protestues pro ish-presidentit Jair Bolsonaro sulmuan tri ndërtesat e pushtetit në Brazil.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, forcat e sigurisë arrestuan më shumë se 400 protestues të krahut të djathtë, të cilët sulmuan Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën e Lartë, ndërsa ata thyen kordonët e policisë, thyen ndërtesat qeveritare dhe plaçkitën zyrat.
Sot, hetuesit po marrin “mostrat” pas mbylljes së zonës, me mbeturina, xhama, njolla gjaku dhe mobilje të hedhura gjithandej.
Bolsonaro, i cili humbi zgjedhjet e tetorit nga e majta e Lula da Silva, hodhi poshtë pretendimet e pasardhësit të tij se ai nxiti sulmin “fashist” dhe mbrojti të drejtën për “protesta paqësore”. /Telegrafi/