Katër policë u plagosën sot dhe 50 persona u arrestuan gjatë një demonstrate në Berlin.
Mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër masave të qeverisë kundër COVID-19, pavarësisht ndalimeve në disa tubime të planifikuara.
Sipas policisë gjermane, disa nga demonstruesit u përpoqën të kalonin barrikadat rreth ndërtesës së Rajhstagut dhe atje ata u përleshën me policinë, transmeton dw. Katër policë u plagosën në përleshje, ndërsa 50 persona u ndaluan për sulmin ndaj forcave të zbatimit të ligjit.
Protestuesit, disa prej të cilëve mbanin maska, tundnin pankarta ku shkruhej “Unë kam një opinion” dhe “COVID-84”, duke aluduar në librin e George Orwell të vitit 1984 mbi gjendjen totalitare.
https://twitter.com/disclosetv/status/1431637487710048270
Policia ka ndaluar nëntë tubimet e planifikuara për sot, përfshirë një të organizuar nga lëvizja Querdenker nga Shtutgarti, lëvizja më e dukshme kundër masave të koronës në Gjermani, raporton deutsche welle.
Më shumë se 2,000 policë u vendosën rreth qytetit për t’iu përgjigjur demonstratave, të cilat u mbajtën pavarësisht ndalimeve.
Gjykata vendosi në favor të lejimit të një proteste, të planifikuar për 500 persona të shtunën dhe të dielën.
Protestat e sotme vijnë në mes të një debati në Gjermani se si dhe nëse do të vendosen masa kufizuese për njerëzit e pavaksinuar, një çështje që po bëhet gjithnjë e më urgjente ndërsa rritet numri i rasteve të viruseve. /Telegrafi/
Large scale of people had arrived in #Berlin against Covid restrictions. pic.twitter.com/GdP1RQ5AkO
— The Broadcaster🎥 (@BrotxtMe) August 28, 2021
police violence #Berlin #b2808 – anti Corona measures protests, Berlin, Germany pic.twitter.com/2YdQwOGhdr
— @BrennpunktUA 🇩🇪🇺🇦 (@BrennpunktUA) August 28, 2021