Site icon Telegrafi

Protesta shqiptare minut pas minute (Foto/Video Live)

Sot është duke u zhvilluar protesta nga disa subjekte shqiptare në Maqedoni. Lëvizja për Reforma PDSH, RDK në krye me Vesel Memedin, Shoqata e të Burgosurve Politik në Maqedoni, Illyricum Libertas dhe OVL-UÇK, janë pjesë e Këshillit Organizativ të protestave në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni do ta ndjek protestën për së afërmi dhe do të ju informoj minut pas minute me ndodhitë e protestës së opozitës shqiptare në Shkup.

13.55 Në lidhje me protestën e sotshme, shqiptarët sapo kanë filluar të mblidhen në Bit Pazar për të protestuar kundër keq-qeverisjes aktuale.

14.05 Protestuesit shqiptar me flamuj kombëtar dhe të SHBA-së po ecin drejt rrugëve të Shkupit dhe poashtu shihen disa plaketa në lidhje me mbishkrime për ‘Monstrën’.

14.15 Në protestën e sotshme shqiptarët në Shkup po protestojnë rreth rasteve të montuara. Në disa plaketa lexohen mbishkrime ‘Monstra?’; ‘Gjaku i Kushtrimit do të ju ndjekë’.

14. 20. Në Bit Pazar të Shkupit, protestuesit po marshojnë drejt Parlamentit të Maqedonisë me flamuj kombëtar, duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth ngjarjeve të fundit politike në vend.

14.40 Protestës së organizuar në Shkup, i janë bashkangjitur shumë njerëz. Poashtu mbështetje kësaj proteste i kanë dhë shumë profesor dhe veprimtar kombëtar. Në mesin e protestusve është Hysni Shaqiri, Milaim Fejziu, Abedin Zymberi dhe profesorë.

14.55 Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela dhe kryetar i RDK-së i janë bashkangjitur protestës. Ata po marshojnë krah për krah me protestuesit si shenjë revolte ndaj keq-qeverisjes së pushtetit aktual.

15.10 Në vazhdën e protestës së sotshme, protestuesit prej Bit Pazarit janë nisur drejt Parlamentit të Maqedonisë dhe brohorasin: ‘Duam Shqipëri’, ‘Ali tradhëtari’. Numri i protestuesve afërsisht ka arritur deri më 5 mijë njerëz.

15. 15 Protestuesit shqiptarë poashtu shprehin indinjatën e tyre kundër vendimit të kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, për vendimin e tij për falje të politikanëve të caktuar si dhe dorëheqjen e tij nga posti.

15.20 Ngjarjet e protestës së sotshme të organizuar nga disa parti opozitare shqiptare dhe organizata joqeveritare janë duke e ndjekur edhe disa mediume nga rajoni si, Bullgaria, Turqia, Kosova dhe Shqipëria, si dhe shumë media të vendit.

15.40 Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, u drejtohet protestuesve me deklaratën e tij, ku thotë: ‘Jemi këtu për më shumë të drejta të shqiptarëve’. Poashtu edhe Vesel Memedi nga RDK ka folur para protestuesve. Ai thotë: ‘ Duhet një kontratë të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve’. Memedi në mes tjerash shtoi: ‘Koha e projekteve në Maqedoni morri fund bashkë me Millosheviçin’. Fjalim të rastit ka mbajtur edhe Hysni Shaqiri duke u drejtuar protestuesve me këto fjalë: ‘Fatin tonë jo në dorë të tjerëve’.

16.00 Protestuesve u janë drejtuar edhe familjarët e ‘Monstrës’. Familjari nga “Monstra” Bedri Ajdari tha: ‘Nuk duam të përfundojmë si vëllezërit tanë që janë në burgje’. Kurse më tej fjalim rasti kanë mbajtur kryetari i OVL-së, Besim Hoda dhe Shpëtim Pollozhani, kryetari i Shoqatë së të burgosurve politik. ‘Ne shqiptarët punët tona i zgjedhim vetë. UÇK është me kombin dhe me ne këtu’, shtoi Hoda. Kurse Pollozhani në mes tjerash tha: ‘Në parlament dërguam shqiptar impotent’.

16. 10 Ziadin Sela në fjalimin e tij të rastit, para protestuesve tha se duhet mbështetur PSP-ja dhe prokuroren Fatime Fetai. ‘Nuk ka shqiptar që përkrah Fatimen, motrën tonë’.

16.20 Protesta në Shkup mbaroi. Protesta që ishte paralajmëruar disa ditë më parë, sot ka mbaruar qetë dhe pa incidente. Protestuesve u drejtua: Kryetari i LR-PDSH-së, Vesel Memedi kryetar i RDK-së, Besim Hoda kryetar i OVL-së, Shpëtim Pollozhani kryetar i Shoqatës së të burgosurve, si dhe familjarët e të burgosurve në rastin ‘Monstra’. Sipas disa burimeve të Telegrafit, numri i protestuesve arrit deri afërsisht 8 mijë njerëz.

Poashtu organizatorët paralajmëruan për protesta të reja në të ardhmen. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version