Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me protestën që po organizohet nga nxënësit e kolegjit turk “Mehmet Akif” për mbylljen e kësaj shkolle.
Në një postim në Twitter Rama u ka bërë thirrje nxënësve që të protestojnë kundër pronarëve të kolegjit që shitën shkollën dhe zhvendosën aktivitetin pa marrë leje sipas ligjit, jo kundër qeverisë.
Sipas tij ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera. /Telegrafi/
Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.
— Edi Rama (@ediramaal) September 26, 2022