Telegrafi

Protesta para tepihut të kuq në Oscars (Video)

Ai thotë se nëse dikush me ngjyrë sivjet ka merituar një nominim, është Will Smith me rolin e tij në “Concussion”.

Siç edhe pritej, ana tjetër e Oscars vjen sonte me protesta organizuar në tepihun e kuq.

Për ata që e kanë përcjellë debatin, edhe sivjet sikurse vitin e kaluar në nominimet për 20-të aktorët dhe aktoret më të mira, katër kategoritë për të dy sekset, nuk ka asnjë personalitet me ngjyrë, transmeton kultplus.

“Më trego si duket diversiteti” janë pankartat që i mbajnë në duar një grup prej rreth 70-80 personash, mes tyre edhe aktivistë të shoqërisë civile në Amerikë, për tu ankuar për mungesën e njerëzve me ngjyrë në këtë ceremoni, jo vetëm këtë vit por gjithsej në retrospektivë.

Louis Gossett Jr, aktor veteran, pjesë e ceremonisë, thotë se ka pritur që sivjet Akademia të ndryshojë. Ai thotë se nëse dikush me ngjyrë sivjet ka merituar një nominim, është Will Smith me rolin e tij në “Concussion”.

https://vine.co/v/igazeud3qu3