Telegrafi

Protesta para PD-së, arrestohet Stresi?

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj-Stresi, ka qenë i pranishëm edhe ditën e sotme (e shtunë) në protestën që u mbajt para selisë së PD-së.

Duke qenë se është mjaft aktiv në rrjete sociale, ai ka publikuar një video nga një furgon policie ndërkohë që i ka bërë apel edhe mediave.

“Nëse e kam gjuajtur një gur keni të drejtë të veproni por jo”, ka thënë artisti shqiptar.

Stresi (Foto: Instagram)

“Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bërë gjë?”, vazhdon më tej 35-vjeçari, i cili duket se u shoqërua gjatë tensioneve të sotme në Partinë Demokratike.

Krijuesi i hitit “Po foli i fundit” tanimë dihet se është një mbështetës i madh i Sali Berishës.

Lexo po ashtu Reagon PD: Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës

Ish-kryeministri Berisha ka mbyllur protestën e sotme duke kërkuar shpërndarjen e mbështetësve.


“Kjo faktoj në mënyrë përfundimtare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe bashkë me të, me dhunë dhe terror, shtëpinë e PD-së. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite. Përpjekjet për shndërruar në shtëpi lirie PD-në do të vazhdojnë deri në arritjen e plotë të qëllimit. Sot ne do të shpërndahemi “, tha Berisha. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube