Telegrafi

Protesta para ministrisë, “Drenasi është numër 1 me mjedis të kontaminuar”

Disa qytetarë nga Drenasi sot kanë protestuat para Objektit të Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë për të shprehur pakënaqësitë për gjendjen mjedisore në komunën e Drenasit, sidomos për fshatrat përreth fabrikës së Feronikelit, në Cikatovë.

Organizatori i kësaj proteste, Xhavit Drenori tha se është alarmi i fundit për Qeverinë përkatësisht për Ministrinë e Ambientit që të veprojnë urgjent për ndalimin e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit në Drenas.

Protestuesit në këtë protestë prezantuan edhe disa mbetje të metaleve që shkaktohen nga fabrika Feronikel.

Protestuesit në pankartat që i vendosen para Ministrisë , në disa prej tyre thuhej se “Në Drenas bartja e maskës është e domosdoshme edhe kur nuk ka pandemi” dhe

“Drenasi është numër 1 me mjedis të kontaminuar”. Pas kësaj protestuesit u shpërndan të qetë./kp/