Telegrafi

Protesta para Kryeministrisë shqiptare: Nëse keni dinjitet dhe jeni shtet, kthejeni heroin në shtëpi (Foto)

Përpara Kryeministrisë së Shqipërisë është mbajtur protesta e lajmëruar kundër ekstradimit të Ballist Morinës në shtetin serb. Edhe pse numri i të pranishmëve nuk ishte shumë i madh, u vu re një organizim me banderola edhe kore të ndryshme.

“Nëse keni dinjitet dhe jeni shtet ktheni heroin në shtëpinë e vet”, shkruante një nga banderolat e tifozëve.

Lexo po ashtu Çështja e Ballistit është në Gjykatën e Lartë, avokati ka kërkuar mbrojtje ndërkombëtare

Protestuesit janë shprehur të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës, ku presin një vendim anulues për ekstradimin e heroit shqiptar të Beogradit, raporton Panorama Sport.

“Ekstradimi i Morinës, tradhti e shtetit ndaj popullit dhe veprës së tij”, kishin shkruar tifozët në banderolën tjetër të shoqëruar edhe me fotografinë e Ballistit.

Në protestë ishte i pranishëm edhe vëllai i Ismail Morinës, Xhevahiri, i cili kërkoi ndërhyrje urgjente nga qeveria shqiptare.