Siç edhe pritej, trazirat kanë nisur në Greqi. Një protestë është organizuar para Ambasadës Shqiptare në Greqi për vrasjen e Kostandinos Kacifës.
Ky i fundit mbeti i vrarë sot pasi u përplas me armë me policinë në Bularat të Gjirokastrës.
Ai konsiderohet edhe si pjesë e Agimi i Artë.
Në protestë kanë qenë edhe përfaqësues të kësaj partie, si dhe eksponentë të organizatave që përfaqëson minoritetin grek, të cilët kanë tentuar të hyjnë edhe në ambientet e brendshme.
Forca të shumta policia janë vënë në gatishmëri.