Ndotja e ajrit në Shkup ka bërë që qytetarët të reagojnë dhe të organizohen në protesta të qeta për të kërkuar që kjo çështje të merr seriozitetin dhe trajtimin e duhur.
Pas paralajmërimeve për bojkot të provesit mësimor të mërkurën e javës së ardhshme, një tjetër protestë është paralajmëruar në rrjetet sociale.
Për ditën e nesërme është thirrur një protestë para Qeverisë së Maqedonisë, protestë që duhet të filloj në ora 12:00, pra në mesditë.
Sipas përshkrimit, protesta nuk organizohet nga ndonjë parti politike, por nga vetë qytetarët./Telegrafi/