Telegrafi

Protesta në Shkup: Lëndohet në kokë fotografi (Foto)

Në protestën e sontme para zyrës popullore të presidentit Gjorgje Ivanov, e cila është shkatërruar plotësisht, është lënduar edhe fotografi Naqe Batev, fotograf i gazetës Veçer.

Ai u plagos në kokë duke kryer detyrën e tij profesionale, gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policsë, njofton TetovaSot.

Ai u transferua në Qendrën Emergjente në Shkup.

Gjithashtu lexo: Protesta në Shkup, demolohen disa institucione dhe burgosen shumë protestues (Video/Foto)