Kanë nisur përplasjet e para të protestuesve të PD me policinë në Shkodër.
Siç duket edhe nga pamjet qytetarët kanë tentuar të shtyjnë efektivët.
Demokratët po e zhvillojnë këtë protestë, pasi sipas tyre Shkodra nuk mund të bjerë në duart e krimit.
Forca të shumta policie rrethojnë bibliotekën e universitetit ku do të behet konstituimi i këshillit.
Ndërkohë disa të rinj e të reja rrethuan Bibliotekën e Universitetit, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit, si formë proteste. /TCH/