Site icon Telegrafi

Protesta në Izrael, kërkohet dorëheqja e Netanyahut

Mijëra persona në Izrael zhvilluan protestë kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu me arsyen për gjykimin për korrupsion ndaj tij dhe dështimin në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Protestuesit u mblodhën përpara rezidencës kryeministrore në Tel Aviv dhe i bënë thirrje të largohet Netahyahu, raporton theguardian.

Në protestën e organizuar nga grupi që njihet si “Lëvizja e Flamujve të zi” morën pjesë mijëra njerëz, transmeton Telegrafi.

Protestuesit mbajtën pankarta me mbishkrimet “kryeministri i krimit” kundër Netanyahut dhe shpeshherë hodhën slogane “Bibi (Netanyahu) kthehu në shtëpi”.

Përderisa policia u përpoq të arrestojë disa persona, protestuesit reaguan ndaj kësaj duke brohoritur kundër policisë “turp”.

Në Izrael i cili ndodhet nën ndikimin e valës së dytë të COVID-19 dhe ku papunësia ka tejkaluar 20 për qind, protestat kundër Netanyahut vazhdojnë prej 3 mujave duke u rritur. /Telegrafi/

Exit mobile version