Rusia po vazhdon me mobilizim e pjesshëm të rezervistëve pas humbjeve të njëpasnjëshme në Ukrainë.
Po jo çdo gjë po shkon në rregull pasi që shumë rusë po refuzojnë thirrjen e presidentit Vladimir Putin.
Tashmë po publikohen pamje të shumta se si po keqtrajtohen qytetarët që po kundërshtojnë mobilizimin për të luftuar në Ukrainë.
Në qytetin e Tuvas u zhvillua një tubim kundër mobilizimit, e cila u shpërnda brutalisht prej forcave policore.
Autoritetet policore thanë se “mobilizimi i pjesshëm” po shkon mirë në vendlindjen e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, por që videot filmike tregojnë diçka ndryshe.
Ndryshe, Putin ka kërkuar që të mobilizohen 300 mijë pjesëtarë rezervë pas dështimit të pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/
There was a rally against mobilization in the capital of #Tuva. The rally was brutally dispersed.
The Tuva authorities said that "partial mobilization" in Shoigu's homeland was complete. pic.twitter.com/eXGmArDQ5b
— NEXTA (@nexta_tv) September 29, 2022