Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mban një protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.
E në orët e mëngjesit forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës për të ofruar siguri.
Më 14 qershor, me 68 vota për, asnjë kundër dhe gjashtë abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për pagën minimale.
Projektligji parasheh ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Për këtë ishte debatuar shumë kohëve të fundit pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në Projektligj.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e bëra gjatë protestës së sotme të veteranëve nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova.