Një numër i vogël personash janë duke protestuar para selisë së FFK-së, për shkak të zgjedhjes së logos së Federatës së Futbollit të Kosovës. Ata me këtë rast kanë vendosur parullën ‘O dhondërr, u banëm horë’.
Para protestuesve kanë folur Eroll Salihu dhe Agim Ademi. Ata para mediave kanë deklaruar arsyet dhe mënyrën se si është zgjedhur logoja.
Ndërsa grupi i dizajnerëve, të cilët janë duke protestuar nuk janë pajtuar me fjalët e tyre.
Krerët e Federatës kanë ftuar ata brenda selisë për diskutim, ndërsa mediat nuk u lejuan të hyjnë.
Logoja është kundërshtuar nga tifozët dhe dizajnerët e shumtë, duke e quajtur jo estetike dhe të padenjë për ta përfaqësuar futbollin kosovar.
FFK ka njoftuar se logoja nuk mund të ndryshohet, pasi tashmë është dërguar në zyrat e UEFA-s. /KosovaPress/