Site icon Telegrafi

Protesta e qytetarëve nëpërmes zhurmës në ballkone, Haxhiu: Uroj t’iu shkojë në vesh politikanëve të papërgjegjshëm

Albulena Haxhiu

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas protestës së qytetarëve të bërë nga ballkonet, që u zhvillua në ora 20:00, për rreth 5 minuta.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se shpreson se zhurma që qytetarët bënë për 5 minuta, të shkoj në vesh të politikanëve të papërgjegjshëm.

“Protesta e qytetarëve nëpërmes zhurmës në ballkone, uroj t’ju shkoj në vesh politikanëve të papërgjegjshëm të cilët nuk ia duan të mirën vendit e qytetarëve, pikërisht atyre që nuk e duan zhvillimin e drejtësinë në vend!”, shkruan Haxhiu.

Lexo po ashtu Si revoltë ndaj zhvillimeve të fundit politike në kohë pandemie, qytetarët për pesë minuta bënë zhurmë në ballkonet e tyre me mjete kuzhine

Ndryshe, në shenjë revolte ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, me mjete të ndryshme (të parrezikshme), qytetarë të shumtë kanë dalë në ballkonet e tyre për të protestuar.

Revolta e tyre duke bërë zhurmë në ballkone, nga ora 20:00 për 5 minuta kishte synim që sado pak të ndikojë në liderët politikë, pasi tashmë dihet dhe gjendja jo e mire për shkak të pandemisë, Covid-19. /Telegrafi/

Exit mobile version