Telegrafi

Protesta e 11 shkurtit në Tiranë, PD: Do të jenë deri në 100 mijë persona në shesh

Partia Demokratike e Shqipërisë i ka dërguar një njoftuar Policisë së Shtetit ku e informon për protestën që do të organizojë ditën e shtunë përpara kryeministrisë në orën 12:00, ku do të kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.

Në letrën e dërguar nga sekretari organizativ, Ervin Minarolli, paralajmërohet policia se në këtë manifestim kombëtar do të jenë të pranishëm 80-100 mijë mbështetës të opozitës.

Në këtë protestë thuhet se do të flasin drejtues të lartë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha thirri këtë protestë kombëtar pas shpërthimit të skandalit McGonigal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin opozita e akuzon se është paguar nga kryeministri Rama për të shkatërruar PD-në. /Telegrafi/