Site icon Telegrafi

Protestë kundër ndërtimit të minares së Xhamisë “Ali Pasha” në Ohër

Banorët e Ohrit të udhëhequr nga shoqata qytetare “Sovest” me anë të një proteste paqësore protestuan para Komunës së Ohrit në shenjë revolte për ndërtimin e minares në xhaminë e “Ali Pashës”.

Qytetarët thonë se po manipulohen dhe mashtrohen nga qeveria aktuale. Ata thonë se kryeministri Zoran Zaev ka premtuar një zgjidhje për këtë problem pas zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale që u mbajtën në Ohër, por kjo ende nuk është arritur.

“Në zonën qendrsë së qytetit ndodhë sulm mbi dinjitetin dhe ndjenjat e qytetarëve përmes realizimit agresiv dhe të paligjshme të ndërtimit të mbrojtura me ligj, Xhamia e “Ali Pashës”, e cila ka për qëllim të ndryshojë fizionimin dhe karakterin e qytetit, ndërsa pas së cilës janë qëllimet dhe strategjitë që nuk janë në mirëbesim dhe në realizimin e së cilës janë të përfshirë edhe institucionet shtetërore. Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, inspektorati ndërtimor dhe gjykata nuk janë deri në nivelin e përgjegjësisë së tyre dhe të tregojnë vendosmëri për të vënë një moratorium mbi objektin e cila tashmë është shpallur si e paligjshme”, tha Sasho Mihajlovski nga organizata “Sovest”.

Nga Shoqata theksojnë se do të ndjekin me vëmendje përpjekjet e institucioneve shtetërore dhe se nuk do të ndalojnë protestat derisa kërkesat e tyre të plotësohen./Telegrafi/

Exit mobile version