Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, sot pas një hetimi disamujor ka bërë arrestimin e një personi, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.
I dyshuari i arrestuar në këtë rast është: K. H 1987.
Me këtë rast është identifikuar viktima, e cila ka qenë në raport bashkëshortor me të dyshuarin për një kohë.
Viktima është intervistuar edhe më parë nga njësia e DHTQNJ-së, ku e njëjta nuk ka pranuar strehim.
Pas intervistimit i dyshuari, në konsultim me prokurorin, është ndaluar dhe rasti do të procedohet me kallëzim penal në procedurë të shkurtër në Prokurorinë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme. /Telegrafi/