Telegrafi

I propozoi martesë Afronës, por këtë moment e feston me një mik në saunë! (Foto)

Blero mbrëmë i ka propozuar martesë të dashurës Afrona Dika.

Kjo natyrisht që i ka dhënë përgjigje pozitive këngëtarit, i cili edhe në të kaluarën ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi.

Se Blero është këngëtar i veçantë në estradën shqiptare, dëshmon fakti edhe i një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Blerimi shihet gjysmë i zhveshur bashkë me një mik në një prej saunave të hoteleve të Prishtinës.

Ndryshe, këngëtari nuk ka dhënë detaje rreth martesës me bukuroshen Dika. /Telegrafi/