Site icon Telegrafi

Propozohet reformë e monedhës Rialit të Iranit, shkak humbja e vlerës

Banka Qendrore e Iranit ka propozuar një reformë në monedhën kombëtare rial. Banka ka propozuar që rialit t’i hiqen katër zero, raporton media shtetërore iraniane.

“Projektligji për heqjen e katër zerove nga monedha kombëtare i është prezantuar Qeverisë dje”, citohet të ketë thënë guvernatori i Bankës Qendrore iraniane, Abdolnaser Hemmati.

Riali i Iranit ka humbur mbi 60% të vlerës gjatë vitit 2018

“Shpresoj që kjo çështje do të shqyrtohet sa më shpejt”, ka thënë tutje ai, ka raportuar agjencia e lajmeve IRNA.

Riali iranian ka humbur mbi 60 për qind të vlerës së saj në vitin 2018 edhe pse vlera e saj është rritur javëve të fundit. Inflacioni në Iran ishte pothuajse 40 për qind vitin e kaluar.

Më 6 janar, 110,000 rialë shkëmbehen për një dollar, thuhet në ueb-faqet e këmbimeve valutore.

Nëse miratohet nga Qeveria iraniane, propozimi i Bankës Qendrore më pas duhet të kalojë edhe në Parlament. /Telegrafi/

Exit mobile version