Site icon Telegrafi

Propozohet ndërtimi i Autostradës Leposaviq-Mitrovicë-Istog

Kosova mund të bëhet edhe me një autostradë të re, nëse merret për bazë kërkesa e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka propozuar që të ndërtohet Autostrada Leposaviq-Mitrovicë-Istog.

Ai në seancë ka kërkuar që paratë për këtë autostradë të planifikohen gjatë hartimit të buxhetit të vitit 2019.

“Ndërtimi i kësaj autostrade të planifikohet për Projekt-buxhetin për vitin 2019. Të planifikohet në projekt buxhet sepse është në interes të veçantë dhe strategjik të Kosovës dhe do të ndihmonte në zvogëlimin e radhëve të gjata”, tha ai.

Sipas Haxhiut, nëse ndërtohet kjo autostradë do të ndihmonte në lëvizjen edhe në pikën tjetër kufitare në Leposaviq.

Ndryshe, Kosova ka ndërtuar Autostradën që e lidh me Shqipërinë, punimet janë duke vazhduar në autostradën për Shkup dhe atë Prishtinë-Gjilan, po ashtu vendimi është marrë edhe ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit. /Telegrafi/

Exit mobile version