Koalicioni O2 për ajr të pastër kërkon që të vendoset një prag alarmues në pajti me, siç thonë, udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Agjencisë Evropiane për mjedis Jetësor, dhe sipas shembujve evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Koalicioni O2 kërkon që pragu i alarmit të vendoset atëherë kur tejkalohet prania e 70 mikrogramë grimcash për metër kub ajr, dy ditë me radhë, pa marr parasysh nëse bëhet fjalë për fundjavë apo për ditë pune.
Sipas tyre, masat duhet të ndërmerren në uljen e komunikacionit, funksionimin e industrisë, aktivitetet ndërtimore, djegiet fosile, etj. Masat duhet të zgjatin deri sa ndotja të bie poshtë nivelit të lejuar prej 50 mikrogram grimcash në metër kub, në të gjitha stacionet matëse.
Sipas AIM-së, Koalicioni O2 do ta dorëzojë këtë kërkesë në Ministrinë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor./Telegrafi/