Site icon Telegrafi

Propozimi i veçantë për martesë i studentit të aviacionit (Foto)

Një djalë i ri nga Minnesota e SHBA-ve, ka gjetur një metodë unike për t’i propozuar martesë partneres së tij.

Ai fillimisht kishte shkelur me këmbë borën duke e shkruar “Martohu me mua”, dhe më pas i ka kërkuar asaj që ta bëjnë një udhëtim të shkurtër me aeroplan, me qëllim që ajo ta shoh mbishkrimin brenda zemrës.

Gavin Becker student i aviacionit në universitetin e Dakotës së Veriut, ka arritur ta realizoi ëndrrën e tij në liqenin Crow Wing, transmeton Telegrafi.

Por për ta bërë realitet ëndrrën e tij, ai kërkoi ndihmën e familjarëve të cilët dolën për ta shkelur borën dhe për ta shkruar në liqenin e ngrirë “Martohu me mua” brenda një zemre gjigante.

Atyre u janë dashur plot katër orë që në një hapësirë prej mbi 50 metra, të shkruajnë me këmbë shkronjat dhe zemrën.

Më pas Becker mori me qira një aeroplan me të cilin shëtiti së bashku me partneren Olivia Toft, e cila mbeti e habitur kur pa mbishkrimin në liqenin e ngrirë.

Është interesant se si në të njëjtin liqen të ngrirë 28 vite më parë ishin fejuar prindërit e Beckerit, Ed dhe Sara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version