Telegrafi

Propozimi i Real Madridit për Kylian Mbappen, sa vlen kontrata e re që thuhet se është më e vogël se ajo e vitit 2022

Pas lajmit që Kylian Mbappe ka informuar Paris Saint-Germain për largimin e tij nga kampioni francez në fund të sezonit, Real Madridi mbetet klubi në ‘pole position’ për të siguruar shërbimet e tij.

Siç bëhet e ditur nga Fabrizio Romano, Real Madridi veçse i ka dërguar një propozim të kontratës Mbappes, i cili e ka në dorë tash e një kohë.

Paga e ofruar nga Real Madridi tani është shumë më e ulët se sa ajo që iu propozua francezit në verën e vitit 2022.

Mbretërit i kishin ofruar Mbappes një bonus nënshkrimi si lojtar i lirë në vlerë prej 180 milionë eurove dhe një pagë vjetore prej 26 milionë eurove.

Po ashtu, paga e ofruar nga Reali tani është shumë më e vogël në krahasim me atë që ia ofroi Paris Saint-Germain në propozimin për marrëveshje të re.

Lexo po ashtu E kryer, Kylian Mbappe e ka njoftuar PSG-në se do të largohet në fund të këtij sezoni

Ai do të kishte pagën më të madhe në klub, pasi Jude Belligham paguhet 21 milionë euro, por drejtat e imazhit do t’i ndante përgjysmë me klubin, gjë që ndodh zakonisht te Real Madridi.

Tani gjithçka është në duart e Kylian Mbappes, ndërsa Real Madridi ka besim, por do të jetë i kujdesshëm derisa të nënshkruhet kontrata./Telegrafi/