Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca plenare ku po debatohet për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Lëvizja Vetëvendosje, i ka përmendur të gjitha propozimet e Grupit Parlamentar lidhur me dialogun me Serbinë.
Propozimet e VV-së:
Të ndërpritet formati aktual i dialogut me Serbinë;
Askush në emër të Kosovës nuk mund t’i negociojë çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës;
Reciprocitet i plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë;
Reciprocitet i të drejtave të popullit shqiptar në Serbi me popullin serb në Kosovë;
Padi për gjenocid kundër Serbisë;
Hashim Thaçi është person jokredibil për ta udhëhequr dialogun e ardhshëm me Serbinë;
Kujtojmë se tani për tani në Kuvendin e Kosovës, po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi.