Telegrafi

Propozim interesant nga OMO ”Ilinden”-Pirin për një marrëveshje fqinjësie të mirë Maqedoni-Bullgari

OMO ”Ilinden”-Pirin mbështet marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, por për një marrëveshje të suksesshme dhe afatgjate propozon që në parimet bazë të përfshihen çështjet e pakicave të bullgarve në Maqedoni dhe maqedonasve në Bullgari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo organizatë konsideron se të drejtat e bashkësive duhet të rregullohen në bazë të normave ndërkombëtare për të drejtat e pakicave, duke përshëndetur mbështetjen që Bullgaria e ofron për Maqedoninë.

Sipas kësaj organizate, festimi i përbashkët i datave historike nuk është ide e keqe, por mohimi i identitetit maqedonas nga Bullgaria nuk do të jetë i vlefshëm për afërimin e të dy vendeve./Telegrafi/