Propozim-buxheti i plotësuar për vitin 2018 sot është në rend dite para deputetëve në seancë plenare. Propoim-buxheti i plotësar në rend dite u caktua për javën e kaluar, por për shkak të arsyeve objektive, seanca u shty për sot.
Në seancë pritet që të mungojnë deputetët e opozitës maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në propozim-buxhetin shtesë janë të pranuara gjashtë amendamente në lexim të parë dhe disa amendamente nga qevera me të cilat rriten mjetet për gazifikim në vlerë prej 120 milionë denarëve, bllok dotacionet për kopshtet e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme për 200 milionë denarë.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, thekson se duhet të ketë debat konstruktiv dhe se në të duhet të merr pjesë edhe opozita./Telegrafi/