Site icon Telegrafi

Propozim-buxheti për vitin 2018 në procedurë kuvendore, ndërpritet debati për ligjin e gjuhëve

Qeveria e Maqedonisë këtë fundjavë e ka dorëzuar propozim-buxhetin për vitin 2018 tek Kuvendi i Maqedonisë. Pritet që debati për këtë të fillojë gjatë kësaj jave, siç paralajmëroi të premten në takim me gazetarët kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri.

Xhaferi tha se do ta ndërpresë debatin për ligjin për përdorim për gjuhët që vazhdoi sot dhe se përparësi t’i japë propozim-ligjit për buxhetin e vitit 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shqyrtim të përgjithshëm dhe shqyrtim të amendamenteve për propozim-buxhetin për vitin 2018 më përpara zhvillon Komisioni amë për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Sipas Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune./Telegrafi/

 

Exit mobile version