Telegrafi

Propaganda ruse dhe serbe: Politika e Macronit mbështet Shqipërinë “pak më të madhe”

Nëse Emmanuel Macron bëhet president i Francës, planet e tij do të jenë të këqija për serbët, shkruajnë mediat serbe duke cituar Sputnikun rus.

“Është e çuditshme se si këtu (te serbët) bëhet kampanja mediatike, e tillë që e do Macronin për president”, ka thënë Rome Millosheviq, kryetar i Unionit të Serbëve në Francë, transmeton Telegrafi. “Planet e tij janë të këqija kur është fjala për Kosovën. Besoj qe kjo politikë do të mbështesë pushtetin në Prishtinë dhe planet për t’u formuar një Shqipëri pak ma e madhe. Pra, fitorja e tij nuk është pozitive për Serbinë. /Telegrafi/