Ed Sheeran e ka luksin që të jetë i zhurmshëm dhe t’ua blejë pronat fqinjëve, në mënyrë që të mos ketë probleme.
The Sun ka raportuar më herët se këngëtari i famshëm ka vendosur t’ua blejë shtëpitë fqinjëve, të cilët janë ankuar për zhurmën që ka bërë.
Ndërsa tash bëhet e ditur se ai po ndërton një mini-fshat duke e blerë edhe shtëpinë e katërt nga fqinji që ishte ankuar se po bënte zhurmë gjatë punëve ndërtimore.
Sheeran e ka blerë shtëpinë e parë në Framlingham të Suffolkut në vitin 2012 për 895.000 funte (993.410 euro), ndërsa deri më tani ka shpenzuar rreth 3.7 milionë funte (4.11 milionë euro) duke i blerë pronat përreth shtëpisë së tij.
Në vitin 2012, ai e bleu një tjetër shtëpi afër tij (500.000 euro), pastaj në vitin 2016 shpenzoi mbi një milion euro për një shtëpi përballë, ndërsa një vit më pas bleu një shtëpi njëkatëshe (për 583.000 euro).
Shtëpia më e re (të cilën e ka blerë për 972.000 euro) ka qenë në pronësi të fqinjit të tij, Sharon Jenk, i cili ishte ankuar për punët ndërtimore përreth ‘Casa Sheeran’. /Telegrafi/