Ria Parks nga Normacot i Wales, është dënuar me njëmijë euro, shkaku i oborrit të mbuluar nga jashtëqitjet e qenve të saj.
Pronarja 34-vjeçarja, i ka anashkaluar vërejtjet e mirëmbajtësve të qytetit, që t’i largojë mbetjet që lëshonin erë dhe mund të nxisin sëmundje, transmeton Telegrafi.
Madje, ajo e ka vënë shportën me mbeturina para derës, disa ditë para se të vijë për t’i mbledhur kamioni i higjienës publike.
Gjykata ka dashur t’ia ndalojë të mbajë kafshë për një kohë, por pas ankesës i është lejuar, vetëm se do të kontrollohet kohë pas kohe.
Pasi e ka paguar gjobën, Parks është detyruar të pastrojë dhe dezinfektojë oborrin, si dhe të japë deklaratë se do ta mbajë pastër. /Telegrafi/