Mediet sociale janë duke zhvilluar “një debat” nëse ‘striptistët’ duhet t’i sjellin fëmijët e tyre në vendin e punës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një menaxhere e një klubi të striptizmit në Arizona ndezi një debat të nxehtë në internet pasi tha se ajo sjell djalin e saj të vogël në punë.
Videoja që tregon politikën e saj të diskutueshme ka grumbulluar 1.1 milionë shikime që kur u ngarkua në fund të muajit të kaluar.
Menaxherja e klubit Nini Suarez e ndau videon në profilin e saj në TikTok @whatsuarez.
Në videon 12-sekondëshe fëmija shihet duke u mbajtur në duar nga striptiste të ndryshme. /Telegrafi/
@whatsuarezWhen people get offended that your son is a skripclub baby, but he loves it and is loved ##yuma ##platinum ##skripper ##boyswillbeboys ##boymom♬ Pitbull Terrier – Die Antwoord