Një sherr shqiptaro- grek i cili zanafillën e pati nga përdorimi i gjuhës shqipe ka përfunduar në një përplasje të dhunshme në Pyrgos. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është media greke ilialive.gr e cila raporton se sherri ka filluar në një lokal në rrugën Kairaskaki.
Dy shqiptarë ishin duke pirë kafe në një lokal dhe djali i pronarit grek i bëri vërejtje se po i shqetësonte duke folur shqip. Pas një debati me fjalë sherri vijoi me një përplasje të dhunshme ku dy shqiptarët bashkë me një tjetër bashkëkombës e rrahën pronarin e lokalit duke e bërë për spital.
Pronari fillimisht i kërkoi të largoheshin dy shqiptarëve nga lokali por ata bashkë me tjetrin e kundërshtuan duke e rrahur atë. Policia greke ndërhy në kohë për t’i dhënë fund sherrit ndërkohë. /lapsi.al/