Telegrafi

Pronari i Viva Fresh Store i viziton të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj dhe i ndan 10,000 euro si mbështetje për ta!

Xhevdet Rexhepi, pronari i Viva Fresh Store, në orët e vona të mbrëmjes së datës 6 janar i ka vizituar në QKUK personat e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj.

I prekur nga kjo ngjarje tragjike dhe në shenjë mbështetje ndaj të lënduarve, ai ka vendosur që t’u ofrojë ndihmë në vlerë prej 10,000 eurove në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë sa më i lehtë dhe i mirë.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Viva Fresh Store u ka uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve duke bërë thirrje njëkohësisht për përkrahje të njëri-tjetrit.