Adam Ellis nga New Yorku, para një muaji kishte postuar një video në Twitter, ku shihet një karrige që nisë të luhatet pa e prekur askush.
Kjo ka bërë që ai të besojë se banesa i është pushtuar nga fantazma e një fëmijë, që është duke u përpjekur për ta vrarë, transmeton Telegrafi.
Nuk ka kaluar gjatë dhe kamerat e sigurisë në dhomën e tij, kanë filmuar macen teksa ngrihet lartë dhe provon të përleshet me dikë të padukshëm, si dhe një gotë që lëvizë vet mbi tavolinë.
“Sigurisht macja ka parë apo ndjerë diçka, është e frikshme dhe nuk po guxoj të qëndroj vetëm”, ka thënë Ellis lidhur me rastin.
Më poshtë mund të shihni aktivitetet e çuditshme, për të cilat ende nuk është dhënë ndonjë koment nga ekspertët. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2x_ogaiRZmk&feature=youtu.be